Ndërsa janë lexuar rreth 85% e votave të zgjedhësve në shifrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë dhe partitë që morën më pak vota në këto zgjedhje.
E para në listë është Aleanca Arbnore Kombëtare, e cila në mbarë vendin ka arritur të marrë vetëm 303 vota. E dyta nga fundi është Aleanca Demokratike e cila mori vetëm 417 vota në të gjithë vendin. Më pas vjen Partia Aleanca Demokristiane me 602 vota. Partia e 4 nga fundi është Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar 789 vota dhe e pesta parti që ka marrë më pak vota nga 18 subjekte politike që morën pjesë në zgjedhjet e së dielës është Partia Komuniste e Shqipërisë