INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partitë refuzojnë të dorëzojnë raportet financiare në KQZ

Partitë refuzojnë të dorëzojnë raportet financiare në KQZ

Publikuar më: 15:53 27-03-2018

Edhe pse viti që lamë pas ishte një vit zgjedhor, partitë politike duket se po refuzojnë të dorëzojnë në KQZ raportet financiare të 2017. Kur kanë mbetur vetëm 4 ditë kohë nga afati zyrtar i dorëzimit të këtyre raporteve në KQZ vetëm 14% e subjekteve politike të regjistruara në gjykatë kanë kryer këtë detyrim ligjor.
Drilona Hoxhaj:
ju bëjmë thirrje të gjitha partive politike që aktualisht nuk kanë dorëzuar pranë KQZ-së raportet financiare vjetore për vitin 2017, t’i dorëzojnë ato menjëherë.
Nga 128 parti politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, deri tani e kanë dorëzuar raportin vetëm 18 parti politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i vendosur të respektojë ligjin, ndaj ju kujtojmë se afati për dorëzimin e raporteve financiare është data 31 mars 2018 dhe shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e tyre në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë”.
Në fakt partitë që nuk kanë dorëzuar raportet vjetore financiare janë të vogla dhe asnjë prej atyre parlamentare nuk ka shkelur ligjin, pasi të gjitha i kanë dorëzuar raportet. Por mosdorëzimi i këtyre raporteve në afatin e paracaktuar ka dhe masa administrative me gjobë për subjektet politike.

Article Logic
Execution time: 0.002824068069458