Humbja e thellë 4-0 në ndeshjen e parë, i ka kushtuar shumë ekipit të Partizanit, duke bërë kështu që demat e kuq të përfundojnë sot ëndrrën e saj europiane. Skuadra e Partizanit u eleminua në fazën “play-off” të UEFA Europa League, pavarësisht barazimit të sotëm pa gola që regjistroi në “Elbasan Arena” ndaj rusëve të Krasnodar.
Krejt ndryshe nga sa parashikohej, trajneri italian i Partizanit, Adolfo Sormani, ka ditur të vendosë dhe të aplikojë në fushë formacionin dhe skemën e duhur për të administruar si duhet kundërshtarin. Duke theksuar edhe se portieri Hoxha ishte në lartësinë e duhur, duke neutralizuar në këtë mënyrë rastet e rusëve.