INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partizani bën hapin fals, barazon me Laçin në kryeqytet

Partizani bën hapin fals, barazon me Laçin në kryeqytet

Publikuar më: 20:33 11-05-2017

Buzëqeshin Kukësi dhe Skënderbeu!

Partizani barazon 0-0 kundër Laçit në “Selman Stërmasi”, duke humbur shansin për të ruajtur vendin e parë së bashku me Kukësin, dhe me shumë mundësi do i kushtojë shumë në luftën për kreun.

Skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova nuk ka arritur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në “Selman Stërmasi” kundër Laçit. Edhe pse në fushë ishte rreshtuar një skuadër shumë sulmuese, “demat e kuq” ishin të pasaktë për të dërguar topin mbrapa shpinës së Selmanit.

Kurbinasit qëndruan në mbrojtje përgjatë gjithë takimit për të marrë një pikë shprese në luftën për mbijetesë. Kur mbyllet java e 33-të, Laçi renditet i 9-i me 33 pikë, 2 më pak se Tirana e vendit të 8-të.

Ndërsa në anën tjetër, Partizani humbet terren ndaj dy kryesuesve, Kukësit dhe Skënderbeut që kryen më së miri detyrën në sfidat respektive të luajtura dje. Të kuqtë renditen te 3-t me 67 pikë, 1 më pak se Korça dhe 2 më pak se Kukësi.

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004