INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partizani: Çani ankohet,

Partizani: Çani ankohet, "Nuk furizohem me pasa nga ekipi"

Publikuar më: 09:39 26-09-2017

Çani ankohet, nuk u furnizua me pasa aq sa duhet.

Mark Iuliano është munduar që në fjalën e tij t’i prekë në sedër lojtarët, në mënyrë që paraqitje të tilla të mos përsëriten më. “Paraqitje të tilla si me Skënderbeun na turpërojnë ne, por edhe tifozët. Prandaj është në dorën tonë, ju që luani në fushë dhe ne si staf, që t’i bëjmë krenarë tifozët. Është mirë që ajo që ndodhi në Korçë të mbetet e fundit për Partizanin e këtij sezoni”.

Kështu u është drejtuar mes të tjerave trajneri Mark Iuliano lojtarëve përpara nisjes së djeshme. Më pas, tekniku italian ka kërkuar edhe mendimin e lojtarëve, që të diskutonin rreth skemave dhe modulit të lojës që po aplikon ekipi në këtë fillimsezoni. Iuliano ka kërkuar ta dëgjojë nga lojtarët se çfarë nuk po funksionon me pozicionet dhe stilin e lojës.

EDGAR ÇANI: Në përgjithësi, gjatë mbledhjeve të tilla apo analizave, pjesa dërrmuese e lojtarëve e mbajnë kokën poshtë, duke preferuar vetëm pjesën dëgjimore. Gjithsesi, kur trajneri i ka prekur në sedër lojtarët rreth turpërimit të tifozëve me paraqitjen e tyre, ata kanë marrë zotim për të ndryshuar. Lojtarët i kanë premtuar stafit se paraqitje si ajo me Skënderbeun nuk do të përsëriten më deri në përfundim të sezonit.

Ndërsa kur ka ardhur puna te diskutimi rreth ngërçit të lojës dhe skemave të përdorura, Edgar Çani ka marrë kurajën për të “qarë” hallin e tij, por edhe të ekipit. Sulmuesi është shkëputur nga rrethi dhe ka hyrë në mes, ku me fjalë dhe me gjeste ka sqaruar mangësitë e lojës që ai i mendon.

Çani ka pohuar se problemi i tij ka të bëjë me faktin se ai ndihet i vetmuar dhe i pashërbyer mjaftueshëm nga ekipi. Sulmuesi ka evidentuar se repartet qëndrojnë larg njëritjetrit dhe, për këtë arsye, kanë munguar edhe topat në zonë në dy ndeshjet që ai ka qenë titullar.

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711