Partizani humbi edhe ndeshjen e kthimit të turit të tretë eliminator të Ligës së Kampionëve ndaj kampionëve të Austrisë, Red Bull Salzburg. “Të kuqtë” u mposhtën 2-0 në “Red Bull Arena” duke humbur përfundimisht mundësinë të luajë në grupet e Champions League.
Megjithatë, aventura europiane e “demave” nuk ka përfunduar ende, pasi do të luajnë edhe ndeshjen e “play-off” të Ligës së Europës dhe në rast se fitojnë, kualifikohen në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.
“Të kuqtë” bënë një lojë të mirë në pjesën e parë, por pjesa e dytë nuk ishte ajo që pritej. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 76' me anë të Sorianos, ndërsa Uanderson dyfishoi shifrat në minutën e 80'.