Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi midis dy presidentëve të klubeve të Tiranës dhe Partizanit, ka arritur të gjejë zgjidhjen midis tyre për stadiumin.
Partizani në pjesën e dytë të sezonit do të luajë në stadiumin e Tiranës “Selman Stërmasi”.
Ndërsa për klubin e Tiranës, Veliaj deklaroi se do marrë përsipër shlyrjen e borxheve që klubi trashëgoi nga e kaluara.
Bashkia këto detyrime do ti paguaj me këste.
Pas shembjes së stadiumit “Qemal Stafa” ku po ndërtohet një arenë e re futbollit
në pjesën e parë të këtij sezoni, Partizani i luajti ndeshjet në Elbasan për shkak se nuk arriti një marrëveshje me ekipin e Tiranës.