Partizani ishte ekipi i parë që hapi siparin e përfaqësimit të ekipeve shqiptarë në kompeticionet europiane për këtë vit. Të kuqtë u përballen me ekipin sllovak Slovan Bratislava, në një ndeshje e cila përfundoi pa gola. Është ndjerë mungesa e sulmuesve Raçiç dhe Sukaj, pasi reparti ofensiv i demave sot, rezultoi “shterpë”. Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, ekipi kryeqytetas ishte ai që rrezikoi më shumë portën kundërshtare por pa arritur të shënojnë, ndërsa miqtë kanë goditur vetëm një herë në portën e mbrojtur nga Alban Hoxha, por topi u ndal në shtyllë. Gjithçka mbetet e hapur për në sfidën tjetër që do të zhvillohet në Sllovaki pas një jave, dhe të kuqve u mjafton edhe një barazim me gola për të kaluar më tej.