INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partizani e nis me humbje aventurën në “Europa League”, mposhtet 1-3 nga bullgarët e Plovdiv

Partizani e nis me humbje aventurën në “Europa League”, mposhtet 1-3 nga bullgarët e Plovdiv

Publikuar më: 18:11 29-06-2017

Partizani e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën e saj në “Europa League”. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, të kuqtë u mundën me rezultatin 1-3 ndaj Botev Plovdiv.

Demat e kuq e nisën mirë takimin pasi në minutën e 5-të Xhevahir Sukaj gjeti rrjetën me një gol tepër të bukur nga një kënd mjaft i prirët. Goli duket se zbehu nënkampionët e Shqipërisë të cilët pak nga pak i lanë zotërimin e lojës miqve nga bullgaria. Në minutën e 27-të do të niste edhe përmbysja teksa fillimisht Kossoka do rikthente baraspeshën para se Nedelev në të 62-ën me një goditje kirurgjikale të dërgonte shifrat në 1-2. Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt përfundimit, Botev shënon edhe golin e tretë me anë të Kossoko për të vulosur shifrat përfundimtare.

Një rezultat aspak i kënqshëm për Partizanin i cili pëson 3 gola në fushën e saj duke e vështirësuar së tepërmi ndeshjen e kthimit që luhet javën e ardhshme me datë 6 korrik në Bullgari.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223