Kryeqytetasit e Partizanit kanë bërë mrekullinë përballë Vllaznisë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Të besuarit e Sulejman Starovës mposhtën me rezultat 2-1 shkodranët në një ndeshje mjaft të luftuar nga të dyja ekipet.
Edhe pse pritej një fitore e lehtë për Partizanin, nuk ka qenë e tillë, kjo pasi “Demave të Kuq” iu desh të përmbysnin rezultatin pas golit të Elis Bakaj për shkodranët në minutën e 34-t. Goli i barazimit do të vinte në minutën e 65-të me golin e shënuar nga Jurgen Bardhi, ndërsa vetëm në minutat e fundit do të përmbysej edhe rezultati me anë të një njëmbëdhjetëmetërshi të ekzekutuar në mënyrën më të mirë nga sulmuesi Bartha.
Me këtë triumf kryeqytetasit e Partizanit mbeten në vendin e dytë, me 38 pikë, vetëm 4 pikë larg kryesuesve të Kukësit, ndërsa Vllaznia në vendin e gjashtë me 21 pikë.