IN SPORT
Partizani fiton në Korçë, kampionati vendoset javën e fundit

Partizani fiton në Korçë, kampionati vendoset javën e fundit

Publikuar më: 21:05 13-05-2016

Ka përfunduar ndeshja në Korçë, përballë dy ekipeve kryesuese të kampionatit, Skënderbeu-Partizani. Demat e kuq, fituan në transfertë me rezultatin 1-0 me gol të Emiljano Vilës, dhe e lë të hapur kampionatin deri në javën e fundit.

Ishte një ndeshje për tu admiruar, shumë loje e bukur nga të dyja ekipet. Skënderbeu kishte mundësinë të mbyllte "hesapet" që sot për titullin e gjashtë rradhazi, por Partizani e befason në minutat e fundit. Korçarët shtangen teksa të kuqtë festojnë që rikthehen në luftën për titull. Në javën e fundit, Skënderbeu do të luajë në transfertën e Vlorës, ndërsa Partizani do të presë durrsakët e Teutës. Padyshim një ndër kampionatet më të bukura ndonjëherë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032708644866943