INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partizani i pafuqishëm, “thyhet” 4-0 nga Krasnodari [VIDEO]

Partizani i pafuqishëm, “thyhet” 4-0 nga Krasnodari [VIDEO]

Publikuar më: 19:30 18-08-2016

Partizani ka pësuar një humbje të thellë, në ndeshjen e parë të Play Off të Europa League-s, ndaj ekipit rus Krasnodar. Të kuqtë u mposhtën me rezultatin 4-0, në fushën e Krasnodar, ku që në pjesën e parë, u ndëshkuan me 3 gola. Djemtë e Sormanit nuk ishin në lartësinë e duhur, për të përballuar rusët, e për të shpresuar për një kualifikim në grupet e Europa League.

Goli i parë u realizua në minutën e 17-të nga Joazinho, i cili ekzekutoi saktë një 11 metërsh. Ndërkohë që 10 minuta më pas rusët do të dyfishonin rezultatin me anë të Smolov. Kur të gjithë prisnin fishkëllimën e arbitrit për përfundimin e pjesës së parë ka ardhur dhe goli i tretë i skuadrës ruse, këtë herë shënoi Jedrzcyk. Goli i katërt erdhi si pasojë e një dalje të gabuar të portierit Alban Hoxha, ku më pas topi preku shtyllën dhe u përplas te këmbët e Krasniqit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Elbasan, por pas kësaj humbjeje, duket sikur janë shuar shpresat për një kualifikim të Partizanit.

Article Logic
Execution time: 0.0031139850616455