INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partizani i thotë “lamtumirë” Europa League-s, mundet në Bullgari

Partizani i thotë “lamtumirë” Europa League-s, mundet në Bullgari

Publikuar më: 20:31 06-07-2017

Partizani humbi dhe ndeshjen e dytë me bullgarët e Botev Plovdivit duke u eliminuar nga Europa League. Të kuqtë e Starovës u mposhtën 1-0 në transfertën e Burgasit, ku vendosi një gol mjaft i bukur me kokë i shënuar në minutën e 22-të nga Felipe Brisola.

Ndeshja kryesisht u luajt e barabartë, me Partizanin që mundësitë më të mira i kishte në fundin e ndeshjes, por që nuk arriti dot të barazonte dhe pse kjo do të kishte ndryshuar pak sa i përket kualifikimit, pasi Botev kryesonte me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Starova kishte ndryshuar disa elementë nga ndeshja e parë, ndërsa bullgarët patën meritën që zhbllokuan shumë shpejt rezultatin dhe më pas thjesht menaxhuan lojën duke i lejuar shumë pak hapësira Partizanit. Të kuqtë, në 10 minutat e fundit krijuan disa raste për shënim me Prognin e Sukajn, por nuk arritën të shënonin dot. Me këtë humbje të dytë, mbyllet me kaq aventura europiane e Partizanit, që nga tani e mbrapa do të fillojë të mendojë për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ku objektivi mbetet padyshim fitimi i titullit kampion.

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338