Luftëtari mund sërish Partizanin 1-0, kësaj radhe në Gjirokastër dhe kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Dunga arriti që të shndërrojë në gol , penalltinë e marrë në minutën e 20-të. “Demat e Kuq” duket se e kishin për qëllim s’kualifikimin duke u kthyer të gjithë vëmendjen tek kampionati.
Në sfidën tjetër Tirana “shpëtoi” me fat përballë kurbinasve që shënuan me shpejtësi dy gola dhe ishin afër të tretit. Bardheblutë i’u falën sfidës së parë të fituar me rezultatin 0-3.