Laçi-Partizani 0-2 mbylli dje javën e 5-të të Superligës. Partizani ka fituar në trasfertën e vështirë të Laçit në javën e 6 të Kategorisë Superiore. “Demat e kuq”, të drejtuar nga trajneri i ri Sulejman Starova, kanë mposhtur skuadrën e Laçit me rezultatin 2-0.
Loja nis me sulme dhe kundërsulme, me të dyja skuadrat në kërkim të golit, por më kërkues ishin të kuqtë, që i detyrojnë vendësit të vendosen në portën e tyre dhe të mundohen të dalin vetë me kundërsulm.
Por në fundin e pjesës së parë në minutën e 45-të, pas një kundërsulmi Torasa del me shpejtësi nga gjysmëfusha e vet, e pason topin tek Ekuban, i cili shmang edhe portierin Selmani dhe shënon.