INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partizani mposhtet 0-1 në shtëpi, një penallti e dënon përballë Salzburgut

Partizani mposhtet 0-1 në shtëpi, një penallti e dënon përballë Salzburgut

Publikuar më: 21:27 26-07-2016

Partizani ka humbur në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e 3-të të Champions League ndaj Salzburgurgut, në Elbasan Arena. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-1, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Jonathan Soriano në minutën e 70-të. Partizani doli pa sukses në sfidën përballë Red Bull Salzburgu-t në ndeshjen e vlefshme për turin e 3 të Champions League në “Elbasan Arena”.

Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” ka qenë me ritme të larta ku nuk ka munguar loja e shpejtë dhe aksionet e shumta nga të dyja ekipet. Në tjetër faktor vendimar në këtë ndeshje ka qenë gjyqtari i takimit që ka nxjerr dy herë kartonin e kuq për të dy skuadrat.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Vjenë.

Article Logic
Execution time: 0.0035958290100098