Partizani nuk po kalon një moment mjaft të mirë. Ekipi i Skënder Gegës ka arritur të sigurojë vetëm 2 fitore në 8 ndeshjet e fundit, duke u eliminuar edhe nga Kupa.
Tekniku në konferencën për shtyp përpara Skënderbeut bëri me dije se ekipi ka kaluar një analizë të hollësishme dhe do të reagojë në sfidën e radhës. Ai gjithashtu shtoi se shqiptarët paragjykojnë kur vjen tek futbolli, ndërsa këto momente krizash janë gjëra që ndodhin.
Trajneri shpresoi gjithashtu që Tirana të jetë aty edhe vitin tjetër, pasi sipas tij i shtohet lezeti kampionatit.