Prej disa dekadash Partizani nuk e ka ndjerë ende kënaqësinë e fitimit të titullit kampion. Një periudhë e gjatë ka kaluar pa suksese dhe tashmë “Të Kuqtë” udhëheqin kampionatin me 10 pikë diferencë nga Kukësi. Përballja e radhës do të jetë vendimtare për ta përballë Laçit, e cila në përbërje të saj ka trajnerin Sulejman Starova. Trajneri Gega në konferencë për shtyp është shprehur se ata nuk i tremben asnjë individi:
“Nuk ka një përballje mes personash apo trajnerësh, por mes dy ekipeve.” Në lidhje me aleancat kundër Partizanit ai u shpreh :
"Nuk kam ndonjë argument apo provë që janë bërë aleanca dhe nuk më intereson fare kjo temë. Partizani nuk merret dhe nuk do të merret me gjëra të tilla.”