INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partizani ''poshtëron'' Kukësin në Superkupë! Sulmuesi i 'Demave' shpallet heroi i mbrëmjes me tripletën e tij

Partizani ''poshtëron'' Kukësin në Superkupë! Sulmuesi i 'Demave' shpallet heroi i mbrëmjes me tripletën e tij

Publikuar më: 20:43 18-08-2019

Partizani u shpall kampion i Superkupës së Shqipërisë, teksa mundi në finale me shifrat 4-2 Kukësin, në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”.

Takimi nisi menjëherë me një goditje të Asanit, por e cila u ndal nga Avdyli. Më pas, vetëm në minutën e gjashtë, ishte Esat Mala, që shtangu portierin e Kukësit, dhe arriti ta mposhtte, duke kaluar të tijtë në avantazh.

Më pas, Kukësi provoi të reagonte, dhe ishte Limaj ai që bëri diçka të tillë me një goditje nga jashtë zone. Ekipi i Duros insistoi sërish, dhe vetëm në 39-të, pas një pasimi të zgjuar të Rrocës, Musta doli vetëm me Hoxhën, dhe barazoi shifrat duke e shmangur dhe atë.

Partizani pati rast për të shënuar sërish me Malën, por këtë herë ishte Avdyli që e ndali. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërkohë që e dyta nisi me plot 12 minuta vonesë, pas një problemi teknik të arbitrave.

Më pas në pjesën e dytë, Kukësi u duk më kërkues, me linjën e sulmin, ndërkohë që golin e përmbysjes e gjeti sërish Emiliano Musta, i cili në minutën e 56-të, shënoi direkt nga goditja e dënimit, duke shtangur Alban Hoxhën.

Minutat kalonin, dhe Kukësi u duk sikur po menaxhonte gjithçka, deri në minutën e 88-të, ku pas një harkimi të Trashit, Braun kërceu dhe me kokë herën e parë, dhe me këmbë herën e dytë, ia doli të mposhtë Avdylin duke barazuar shifrat, e duke çuar takimin në kohë shtesë.

Më pas, 30 minutat e shtesës folën tërësisht për “demat e kuq”. Që në minutën e 94-t, ishte Braun që shënoi me një të majtë të fuqishme nga hyrja e zonës, duke përmbysur shifrat sërish në favor të Partizanit. Në të 99-tën, pas një pasimi nga ana e Çinarit, Braun shënoi sërish nga brenda zone, duke çuar shifrat në 4-2.

Me vijimin e minutave, Partizani kontrolloi avantazhin, ndërsa Kukësi u duk i pafuqishëm për të reaguar sërish, dhe kështu Partizani u shpall kampion në Superkupë.

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083