Në kuadër të Festimeve të 70-vjetorit Partizani ka prezantuar sot fanellat e reja.
“Të kuqtë” do të zbresin në fushë në ndeshjen ndaj Laçit me uniformat e reja, te të cilat bie në sy rikthimi i yllit të bardhë dhe shkronjës “P”.
Lorenc Trashi dhe Felipe Gomez ishin dy lojtarët të cilët kanë pozuar për mediat me dy fanellat, atë të kuqe dhe fanellën e dytë të bardhë.
Sa i takon stemës, klubi do të përdorë atë me topin brenda yllit, si edhe logon që lidhet me 70-vjetorin.