Mark Juliano zyrtarisht është emëruar trajner i Partizanit. Gjatë prezantimit ishte i pranishëm presidenti i Partizanit Gaz Demi i cili gjatë fjalës së tij ka konfirmuar se Juliano është një prurje e Lucciano Moggit.
“Juliano besoj se do të bëjë më të mirën skuadrën. Ai është një prurje e re e Lucciano Moggit. Partizani s’ka arritur të marrë akoma një trofe pavarësisht se kemi qenë në garë deri në momentet e fundit. Shoqëria e Partizanit ka filluar të bëjë një organizim të ri. Moggii do të jetë këshilltar i përgjithshëm për të gjithë ndërmarrjen e Partizanin. Shpresoj që këtë vit të fitojmë titullin kampion dhe të ecim sa më larg në Kupat e Europës. Juliano e ka marrë seriozisht punën për ta ndihmuar skuadrën. Ne të gjithë jemi serioz për ecurinë e Partizanit. Për sa i përket Starova do të jetën në stafin e Partizanit, por nuk dua të flas për zhgënjimet e sezonit të kaluar pasi sot do prezantojmë trajnerin e ri. Juliano ka energji më të madhe se Starova”, u shpreh Demi.
Trajneri i ri Mark Juliano gjatë fjalës së tij nënvizoi se ka nënshkruar me Partizanin për të fituar trofe të rëndësishëm.
“Jam trajner i katërt italian i skuadrës së Partizanit. Jam krenar që Lucciano Goggi më solli këtu. Kam parë ndeshjet e sezonit të shkuar dhe i i njoh shumë mirë lojtarët”, përfundoi ai.