INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partizani shkarkon Starovën, një italian në stolin e të kuqëve

Partizani shkarkon Starovën, një italian në stolin e të kuqëve

Publikuar më: 15:31 28-12-2015

Partizani ka shkarkuar Sulejman Starovën. Lajmin e konfirmon edhe zyra për shtyp e klubit.Vendimi është marrë pas një takimi të zhvilluar mes teknikut 60-vjeçar dhe Presidentit Demi.Rezultatet negative në katër javët e fundit te kampionatit,kanë sjellë shkarkimin e tranjerit Sulejman Starova. Nga sot Sulejman Starova do të mbulojë pozicionin e këshilltarit pranë Presidentit Demi në mbarëvajtjen e të gjithë veprimtarisë së klubit. Pas kësaj lëvizjeje është gjetur edhe pasuesi i Starovës në pankinën e “të kuqve”. Klubi zyrtarizon se drejtimin e skuadrës do ta marrë Andrea Agostinelli, që sipas klubit është një prej emrave të njohur të trainingut italian. Prezantimi i italianit Agostinelli do të zhvillohet në 4 Janar 2016 në ambjentet e Klubit, ditë në të cilën do të nisë zyrtarisht edhe punën në drejtimin e 15-të herë kampionëve të vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0032880306243896