Derbi i 148-të i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të të kuqve, të cilët janë në rrugën e duhur për të luftuar për titullin kampion. Lojtari i 12-të i Tiranës, “Tirona Fanatics”, nuk ishin në shkallët e stadiumit për të mbështetur ekipin e tyre në shenjë proteste.
Renato Malota i dha kryesimin Partizanit pas një kërcimi në zonë që u favorizua dhe nga neglizhenca e mbrojtjes dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Starti i fraksionit të dytë ishte i vrullshëm për Tiranën që barazoi me me Olsi Teqen pas daljes së gabuar të portierit Hoxha. Rastet pasuan njëri tjetrin deri në minutën e 70’ kur Ekuban shtyu sferën në rrjetë pas një asisti të Torasa.
Me këtë fitore Partizani është vetëm 4 pikë larg kreut që mbahet nga Kukësi.