Të kuqtë do të tentojnë sot misionin e kualifikimit përballë Ferencvarosh pas rezultatit 1-1 të sigluar një javë më parë në “Elbasan Arena”. I vetëdijshëm për vështirësitë, trajneri Sormani që gjithsesi pret një shohë në fushë një skuadër.
“Luajmë përballë një skuadre me traditë dhe e dimë na pret një ndeshje e vështirë. – ka deklaruar Sormani duke shtuar, – Kemi 4 lojtarë me probleme por gjithsesi besojmë se do të dhurojmë një ndeshje të mirë. Ferencvaros është një skuadër ku në gjirin e saj ka lojtarë të cilët e përdorin mirë topin dhe disponojnë një teknikë të lartë. Mendoj se ndeshja e parë e luajtur në “Elbasan Arena” ishte një 90 minutësh i ekuilibruar ndërsa nesër Ferencvaros luan në shtëpi dhe sigurisht do të bëjnë ndeshjen e tyre është mëse e drejtë. Për këtë përballje nuk jemi favorit megjithatë ne duam të jemi një skuadër.”
Partizani beson te mrekullua, edhe pse për t’ia dalë duhet të thyejë një tabu, fushën në Gruopama Arena, aty ku skuadra e drejtuar nga Thomas Doll është e pamposhtur prej 10 Shkurtit të kaluar, ku ka regjistruar nëntë rezultate pozitive.