Zakonisht, për fazat intensive përgatitore zgjidhen vende ku përveç kushteve optimale për stërvitje, të ofrojnë mundësinë për të zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore, të cilat i shërbejnë stafit për të parë se deri ku ka arritur ekipi.
Trajnieri i Partizanit Skënder Gega, ndodhet në kulmin e përgatitjeve për pjesëmarrjen në Ligën e Europës, ku përballjen e parë do ta kenë me Mariborin në stadiumin ''Selman Stërmasi'' .
Përgatitjet europiane të kuqtë i kanë nisur më16 qershor në kompleksin e FSHF-së në Kamëz, ku u përgatitën për një javë.
Më pas, më 25 qershor, “demat” i zhvendosën përgatitjet në Ohër ku stafi e rriti ngarkesën, duke zhvilluar nga dy seanca në ditë. Kushtet që kanë gjetur në Ohër janë të favorshme për ekipin për zhvillimin e seancave stërvitore, por gjithçka mbetet disi në mister pse këto ndryshime në klub.