INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partnerët ndërkombëtarë: Ja si lavdërojnë Edi Ramën

Partnerët ndërkombëtarë: Ja si lavdërojnë Edi Ramën

Publikuar më: 12:37 19-03-2016

Miqtë ndërkombëtarë ishin të pranishëm në Kongresin e Partisë Socialiste , në sallën e Pallatit të Kongreseve por dhe nëpërmjet videomesazheve drejtuar lidershipit socialist në Shqipëri.

Ajo çka u vu re është se në mesazhet e përfaqësuesve ndërkombëtarë  të cilët lavdëruan Edi Ramën si lidershipi me vizion që di të orientojë në drejtimin e duhur partinë dhe Shqipërinë.

Hanes Svoboda:

“Përgëzimet e mia për Edi Ramën, lideri vizionar. Po përmbush axhendën europiane. Rama ka një dimension të ri, po bashkon rajonin”.

Ish kryeministri Gusenbauer:

“Kam besim në lidershipin e Edi Ramës. E ka treguar se është kryeminister i zoti. Ka personalitet, kurajoz dhe i përkushtuar”.

Toni Blair, ish kryeministri Britanik: 

“Lidershipi i Edi Ramës po i jep Shqipërisë një shtysë të rëndësishme. Vendi po bën progres hap pas hapi. Duam të shohim Shqipërinë në BE dhe nuk kam asnjë dyshim.

Stanishev, Presidenti  i Partive Socialiste Europiane:

“Lavdëroj Edi Ramën, për çdo gjë qe ka bere për të modernizuar dhe për të sjellë dinamika të reja. Kujtoj punën që bëri në Tiranë kur ishte kryetar bashkie, e transformoi, puna e tij po vijon, tani po modernizon Shqipërinë.

Martin Shultz përmes një videomesazhi

“Duhet të tregojmë shumë kujdes që kriza të mos pengojë stabilitetin në rajon. Kur isha në Shqipëri pashë me sytë e mi arritjet mbresëlënëse por mos harroni se reformat janë ende për tu bërë. Keni mbështetjen e BE. Lavdëroj punën e Edi Ramës”

Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607