Ai deri tani ka dhënë përshtypjen e atij djalit të tërhequr.
Por ja që paska disa rregulla ashtu si meshkujt tipikë shqiptarë. Duke qenë se Kylie ka nisur menjëherë punën pas lindjes, Travis i ka kërkuar asaj ta lërë menjëherë punën dhe t’i përkushtohet vajzës me kohë të plotë.
“Travis e do Kylie-n, dhe ata janë prindër të lumtur. Gjithsesi, ai është i shqetësuar, që Kylie është rikthyer sërish në punë, dhe kërkon që 20-vjeçarja t’i qëndrojë gjatë gjithë kohës pranë vajzës së vogël”,-është shprehur një burim për In Touch.
Edhe pse në dukje Kylie e ka pranuar kërkesën e partnerit, sërish bizneset i kërkojnë përkushtim dhe do ta ketë të pamundur të shkëputet plotësisht prej tyre. Nuk e dimë sa do të bjerë dakord çifti.