Ish-Missi shqiptar, Suada Sherifi, ka qenë shumë e rezervuar në rrjetet sociale për të zbuluar identitetin apo imazhe të bashkëshortit të saj. Pavarësisht përpjekjeve të ish missit për të fshehur identitetin, emri i bashkëshortit të saj tërhoqi vëmendjen e medias për përfshirjen në ngjarjen që ndodhi më 4 tetor në një lokal në ish-Bllok, ndërsa ndodhet në kërkim nga policia.
Një ndër ngjarjet më të bujshme që u përfol shumë në media ishte ajo e 4 tetorit në ish-Bllok ku pas një konflikti mbeti i vrarë një person, Fabian Gaxha. Por siç u raportua nga prokuroria, në këtë ngjarje u përfshinë edhe bashkëshorti i Suada Sherifit dhe partneri i Elvana Gjatës.
Që nga koha e ngjarjes në ish-bllok, Suada Sherifi nuk ka bërë asnjë deklaratë për ngjarjen dhe deri më sot, 4 muaj pas, Suada u largua dhe nga rrjetet sociale. Por ish- missi duket se e ka rikuperuar shumë shpejt veten edhe pse bashkëshorti i saj vazhdon të jetë në kërkim.
Mbrëmjen e sotme, ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto nga qyteti i të dashuruarve, Parisi.
Suada e veshur me një fustan të bardhe dhe me një buzëqeshje rrezëllitëse shfaqet tepër e lumtur afër kullës ‘Eiffel’.
Kush po e shoqëron Suadën?