Zaimina Vasjari është në një lidhje me biznesmenin Klodian Asllani, prej gati 13 vitesh.
Madje nga lidhja e tyre, ata presin të bëhen edhe prindër sepse këngëtarja është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë. Ndërsa për biznesmenin, ky nuk është fëmija i parë. Mbrëmjen e kaluar ai postoi në Instastorie foto krah një vajze (e cila mendohet të jetë e tij) dhe e uroi për ditëlindje. Pavarësisht se Zai nuk ia ka bërë kurrë publike fyrtyrën partnerit të saj, nuk fshihet kur bëhet fjalë për të pëlqyer postimet e tij, edhe ato me vajzën. Ndërkohë po shijon edhe pritjen e ëmbël duke u bërë mama për herë të parë.