INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partneri ju tradhëton? Ja 7 shenjat!

Partneri ju tradhëton? Ja 7 shenjat!

Publikuar më: 12:27 01-02-2016
Tradhëtia  është një nga gjërat që ka lindur me njerëzimin.
Nuk mund të shmanget edhe nga bisedat e përditshme, pasi na prek të gjithëve. Zgjidhja si të shpëtojmë prej saj, ende nuk ka ardhur pasi nuk mund ta kontrollosh, ajo thjesht ndodh. Në këtë artikull do shihni disa shenja që do ju ndihmojnë të dalloni nëse partneri  po ju tradhëton. 
 
1. Nuk qëndron vetëm me ju në dhomë
 
Shumë herë një burrë  që po tradhëton, diçka e mundon dhe nuk e ka mendjen te ju. Kjo është një shenjë e sigurt se diçka është e gabuar në  marrëdhënien tuaj. Ai ju shmanget, pra kujdes!
 
2. Nuk po ju ngacmon 
 
Çiftet e shëndetshme, e ngacmojnë njëri-tjetrin edhe në mënyrë rastësore, pasi tregon që pasioni dhe interesi nuk ka ndryshuar. Një ledhatim i çastit, tregon se marrëdhënia juaj po shkon si duhet, por në rastin e kundërt, është shenjë jo e mirë. Ndoshta partneri po mendon për dikë tjetër.
 
3. Nuk bën më surpriza
 
Një mashkull e di që  femra i ka shumë qejf dhuratat  pa plan. Një gjë sado e vogël, ia bën qejfin dhe tregon dashurinë tuaj ndaj partneres suaj. Kur bashkëshorti ka disa kohë që nuk ju bën asnjë dhuratë, kjo është shenjë tradhëtie.
 
4.Gjatë marrëdhënieve seksuale nuk ju shikon në sy
 
Të shikosh dikë në sy, duke e gënjyer ndonjëherë është shumë e vështirë. Në momentet tuaja intime, ai nuk ju shikon në sy, sepse ndoshta ndihet fajtor.
 
5. E shikon të ardhmen pa ju
 
Një partner i përkushtuar ndaj jush, kur bisedon për të ardhmen ju përfshin edhe ju. Ai që tradhëton, mendon vetëm për veten e tij dhe ju lë në plan të dytë.Shenja e egoizmit, tregon se ai po ju tradhëton.
 
6. Fillon të mbajë sekrete
 
Nëse bashkëshorti fillon ju fsheh edhe gjërat më të vogla, kjo është një shenjë jo e mirë. Meshkujt zakonisht duan t’i tregojnë partnereve të tyre, sesa të suksesshëm janë në punë, por nëse nuk ju tregon asgjë, atëherë interesi ndaj jush po zvogëlohet.
 
7. Bëhet nervoz shpesh
 
Jeta e ngarkuar ka streset e veta, por nëse këto ndodhin shpesh dhe acarohet për çdo gjë, kjo tregon se ai po fsheh diçka. Nëse ju bën fajtorë në shumicën e rasteve, ai gjen ngrohtësi te dikush tjetër.
 
Article Logic
Execution time: 0.002223014831543