INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partneri juaj i përket shenjës së shigjetarit? Kujdes, këto janë gjërat që duhet t’i dini!

Partneri juaj i përket shenjës së shigjetarit? Kujdes, këto janë gjërat që duhet t’i dini!

Publikuar më: 12:25 14-12-2016
Nëse  partneri juaj i përket shenjës së shigjetarit duhet të dini disa gjëra që kanë rëndësi për ta.
Intv.al ju sjell disa nga gjërat më kryesore që duhet të keni informacion, nëse dëshironi që t’ju zgjasë  gjatë lidhja me ta. 
 
1. Jeta e tyre pa liri nuk ka kuptim
Liria për një njeri që të shenjës së shigjetarit është një ndër gjërat më jetësore. Të tjerët e kanë të vështirë t’i kuptojnë, pasi liria për ta është shumë personale. Ideja e  heqjes së saj i tmerron ata. Kjo nuk do të thotë se shigjetarët nuk e duan dashurinë, por kjo është mënyra e tyre si e shikojnë jetën.
 
2.  Janë kokëfortë
Nëse një shigjetar fiksohet pas një gjëjë është e vështirë t’ja mbushësh mendjen se e kanë gabim. Intv.al shton se këta persona e mbrojnë shumë opinionin e tyre për diçka dhe ta ndryshojnë atë, në shumicën  e rasteve është e pamundur.
 
3. Seksi ka shumë rëndësi për ta
Si shenjë e zjarrit që janë, për ta në një lidhje ka shumë rëndësi seksi i mirë. Një ndër arsyet që ata tradhëtojnë është kur marrëdhënia seksuale  nuk është e mirë dhe është kthyer në monotoni. Veçanërisht për shigjetarin seksi është kryesori.
 
4. Nuk e durojnë dot monotoninë
Nëse dëshironi që t’ju ecë lidhja me një shigjetar mos harroni të bëni gjëra të ndryshme. Monotonia është e mërzitshme për ta.
 
5. Marrin anën pozitive të gjërave
Optimizmi i karakterizon si shenjë dhe në shumicën e rasteve  zgjedhin pjesën më të mirë. Preferojnë të shohin pjesën më të  mirë në situata të ndryshme. Nëse partnerin e keni shigjetar, nuk do mërziteni shpesh.
 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494