Eshtë shumë tronditëse dhe e skiletshme nëse partneri të akuzon për tradhëti edhe kur keni kaq shumë vjet që jetoni bashkë... Por ndodh që partneri papritur të fillojë e të krijojë skena xhelozie, për arsye nga më të ndryshmet e të të fajësojë ty për tradhëti.
Si të veprosh në një situatë të tillë?
Këshilla e parë: Mos ju kundërvi partnerit
Në raste të tilla mundohu të shmangësh reagime të tipit: “Çfarë është ky absurd, as nuk dua të diskutoj me ty një temë të tillë”, “Mjaft me këto, po thua budallallëqe”, “Kur do pushosh me këto sajesat e tua pa kuptim?”
Këshilla e dytë : Dëgjoje mendimin e tij
Konfliktet midis jush dhe ragimet si më sipër e përkeqësojnë situatën. Prandaj në vend që të debatosh e ti kundërvihesh partnerit tënd, mundohu ta qetësosh e të krijosh komunikim me të, duke e pyetur se përse ai e mendon një gjë të tillë.
Këshilla e tretë: Mëso të pranosh edhe ti gabimet e tua
Ndodh shpesh që një ndër arsyet kryesore pse një mashkull mund të të akuzojë për tradhëti të jetë ftohja nga ana jote e kohëve të fundit, për shkak të angazhimeve në punë, fëmijëve, problemeve të ndryshme shëndetësore apo familjare etj. Prandaj është shumë e rëndësishme që ti kërkosh atij falje për pamundësinë ti kesh qëndruar atij afër kohët e fundit dhe binde se kjo gjë do të ndryshojë.
Këshilla e katërt : Largoje frikën e tij duke i treguar se sa shumë e do
Hap tjetër, pasi të kesh dëgjuar mendimin e partnerit rreth xhelozisë së tij dhe arsyeve pse ai mendon se ti mund ta tradhëtosh, është ta qetësosh atë dhe ti tregosh se është i vetmi në jetën tënde dhe se e do atë po aq shumë sa e ke dashur në fillim.
Këshilla e pestë: Propozoi atij të kaloni disa pushime vetëm ju të dy
Në situata të tilla, do të ishte tejet e rekomandueshme të largoheshit për disa ditë nga rutina juaj e përditshme për pushime vetëm ju të dy. Ideja e një udhëtimi do ti vërtetonte partnerit se ti e çmon shumë atë dhe se dëshiron të kalosh sa më shumë kohë me të. Pastaj në pushime gjërat shihen me një sy tjetër dhe ka shumë mundësi që ti lini pas krahëve problemet dhe mendimet e tij të pavend.
Eshtë shumë tronditëse dhe e skiletshme nëse partneri të akuzon për tradhëti edhe kur keni kaq shumë vjet që jetoni bashkë...
Por ndodh që partneri papritur të fillojë e të krijojë skena xhelozie, për arsye nga më të ndryshmet e të të fajësojë ty për tradhëti.
Si të veprosh në një situatë të tillë?
Këshilla e parë: Mos ju kundërvi partnerit
Në raste të tilla mundohu të shmangësh reagime të tipit: “Çfarë është ky absurd, as nuk dua të diskutoj me ty një temë të tillë”, “Mjaft me këto, po thua budallallëqe”, “Kur do pushosh me këto sajesat e tua pa kuptim?”
Këshilla e dytë : Dëgjoje mendimin e tij
Konfliktet midis jush dhe ragimet si më sipër e përkeqësojnë situatën. Prandaj në vend që të debatosh e ti kundërvihesh partnerit tënd, mundohu ta qetësosh e të krijosh komunikim me të, duke e pyetur se përse ai e mendon një gjë të tillë.
Këshilla e tretë: Mëso të pranosh edhe ti gabimet e tua
Ndodh shpesh që një ndër arsyet kryesore pse një mashkull mund të të akuzojë për tradhëti të jetë ftohja nga ana jote e kohëve të fundit, për shkak të angazhimeve në punë, fëmijëve, problemeve të ndryshme shëndetësore apo familjare etj. Prandaj është shumë e rëndësishme që ti kërkosh atij falje për pamundësinë ti kesh qëndruar atij afër kohët e fundit dhe binde se kjo gjë do të ndryshojë.
Këshilla e katërt : Largoje frikën e tij duke i treguar se sa shumë e do
Hap tjetër, pasi të kesh dëgjuar mendimin e partnerit rreth xhelozisë së tij dhe arsyeve pse ai mendon se ti mund ta tradhëtosh, është ta qetësosh atë dhe ti tregosh se është i vetmi në jetën tënde dhe se e do atë po aq shumë sa e ke dashur në fillim.
Këshilla e pestë: Propozoi atij të kaloni disa pushime vetëm ju të dy
Në situata të tilla, do të ishte tejet e rekomandueshme të largoheshit për disa ditë nga rutina juaj e përditshme për pushime vetëm ju të dy. Ideja e një udhëtimi do ti vërtetonte partnerit se ti e çmon shumë atë dhe se dëshiron të kalosh sa më shumë kohë me të. Pastaj në pushime gjërat shihen me një sy tjetër dhe ka shumë mundësi që ti lini pas krahëve problemet dhe mendimet e tij të pavenda.