INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partnerja e Ronaldos vishet nga stilistja shqiptare, mediat e huaja: Të lë pa frymë…[FOTO]

Partnerja e Ronaldos vishet nga stilistja shqiptare, mediat e huaja: Të lë pa frymë…[FOTO]

Publikuar më: 12:28 04-09-2020

Georgina Rodriguez i ka mahnitur të gjithë me pamjen në edicionin e 77-të të filmit në Venecia. Modelja u shfaq e veshur me një fustan elegant të zi, që i nxirrte në pah format bombastike, të dizenjuar nga stilistja shqiptare, Lia Stublla. Stilistja nga Prishtina nëpërmjet një postimi në Instagram falenderoi Georiginën duke us hprehur: "Si gjithmonë është një nder special të krijosh fustan për të bukurën Georgina, faleminderit shumë edhe njëherë për besimin në punën tonë, ti i bën fustanet tona të shkëlqejnë ndryshe".

Fustani i modeles 26-vjeçare mori edhe vëmendjen e DailyMail.

“Nëse dëshironi të bëni një hyrje glamuroze, zgjidhni një fustan me temina. Georgina Rodriguez na tregoi saktësisht këtë kur veshi një fustan me shkëlqim në Festivalin e Filmit të Venecias. Punuar nga Lia Stublla, ky dizajn që të lë pa frymë është me një dekolte të hapur, trupin në korse dhe çarjen te pjesa e kofshës për të treguar linjat”, shkruan DailyMail.

SOPATE.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432