INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partnerja juaj ka humbur dëshirat seksuale në shtrat? Ja se cilat janë arsyet...

Partnerja juaj ka humbur dëshirat seksuale në shtrat? Ja se cilat janë arsyet...

Publikuar më: 06:54 13-09-2018

Ndodh shpesh që marrëdhënia në çift të zbehet me kalimin e kohës dhe të mos jetë më si më parë. Kjo për disa arsye: Bëhesh me fëmijë dhe je gjithë kohën e lodhur, nuk ke kohë për asgjë, nuk ke privatësi, por edhe për disa arsye të tjera, të cilat duken të pandreqshme dhe zakonisht femrat në përgjithësi nuk guxojnë t`i thonë me zë të lart, si për shembull arsyet e mëposhtme:

Ke ndërtuar një karrierë të suksesshme, ndërsa partneri yt nuk ka asnjë arritje

Jeni lidhur të rinj, keni ndërtuar bashkë shumë ëndrra dhe keni pasur ambicie, por ndërkohë që ti ke ndërtuar një karrierë të suksesshme, partneri yt ka ngelur në vend. Ndjen se ke arritur në një pikë kur partneri yt ideal është shumë larg atij që ke në krah.

Partneri yt nuk të tërheq më në asnjë aspekt

Bëjini vetes pyetjen: “Nëse do ta njihja tani, partnerin që kam në krah, a do të më pëlqente dhe a do të doja të dilja me të?” Nëse përgjigjia ëshë “jo”, atëherë dijeni se nëse jeta juaj seksuale nuk ka marr fund, do të marr shumë shpejt.

Ti dëshiron një fëmijë, por ai ka probleme me fertilitetin

Të gjithë e dinë që të përpiqesh për një fëmijë dhe të mos arrish rezultat është e lodhshme. Mbi të gjitha, kur një grua është e ndërgjegjshme për problemet e fertilitetit të partnerit. Kjo gjë ndikon negativisht në një marrëdhënie dhe bën që ta kërkoni këtë gjë diku tjetër.

Sapo jeni bërë me fëmijë dhe ndjen se nuk ke më nevojë për partnerin

Ardhja në jetë e një fëmije, në disa raste të largon nga partneri. Ndodh që femrat nuk ia ndjejnë më nevojën partnerit, pasi ndihen të përmbushura nga fëmija: dashuri pa kushte, përkëdhelje, shoqëri etj. Fëmija të jep shumë kënaqësi edhe nga ana emocionale, prandaj nëse marrëdhënia mes teje dhe partnerit kishte filluar të zbehej që para mbërritjes së fëmijës, atëherë ai mund të zëvendësohet lehtësisht nga fëmija.

Të ka ardhur në majë të hundës

Për disa femra vjen një moment kur “i mbyllin derën” seksit. Nëse seksi është si një “detyrë” për ju, dijeni që shumë shpejt do të hiqni dorë prej tij. Po ashtu, këtu ndikon edhe seksi që konsiston në një kontakt gjenital dhe në asgjë më shumë, kur nuk ka ndjenjë, paralojë, puthje apo prekje.

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162