Kohët kanë ndryshuar dhe sot është bërë akoma më e vështirë të kënaqësh një fëmijë në ditën e tij të ditëlindjes.
Ata e shohin si një ditë të shenjtë e cila duhet të jetë shumë e veçantë dhe ndryshe nga festat e zakonshme të fëmijëve të tjerë.
Nëqoftëse doni ta surprizoni dhe ta bëni akoma më të lumtur fëmijën tuaj në dittën e tij, ja ku janë disa ide:
Paintball
Mblidhni miqtë e vogëlushit tuaj dhe dërgojini në paintball, ku do të vishen si ushtarë të vegjël, me rroba, çizme dhe helmeta, do të ndahen në dy kampe dhe do të luftojnë për të ngritur flamurin.
Është si një luftë e vogël por në vend të plumbave ka ngjyra dhe është tepër argëtuese jo vetëm për fëmijët e vegjël, por për të gjitha moshat.
Laboratori i artit
Gjeni një dhomë të përshtatshme dhe mbuloni muret dhe dyshemenë me tabakë të mëdhenj, mbusheni me penela, furça, bojëra uji apo dhjami, etj. dhe lërini fëmijët të lirë të shprehin fantazinë e tyre të shfrenuar. Mund të merrni plastelinë, materiale ndërtimi (të përshtatshme për fëmijë) apo sendë të ricikluara që të kenë mundësi edhe të ndërtojnë.
Karaoke Party
Bëni një listë me këngët më të famshmë të cilat fëmijët njohin. Siguroni versionin karaoke të tyre edhe pajisjet e duhura dhe fëmijët do të kënaqen duke kënduar. Duhet edhe të gjeni një ambjent të përshtatshëm edhe për party, që mbasi të këndojnë edhe të kërcejnë.
MasterChef
Një metodë shumë e këndshme për të kënaqur fëmijët është për t’i lënë të eksperimentojnë me ushqimin (sigurisht nën mbikqyrjen e të rriturve) pasi atyre nuk u vjen kjo mundësi shpesh dhe do t’u duket shumë qejf.
Me tematikë
Zgjidhni tematikën e preferuar të fëmijës tuaj si për shembull: kafshët, përrallat, superheronjtë, piratët, etj. dhe arredoni vendin sipas saj. Gjithashtu, lajmëroni të ftuarit të vishen si personazhe sipas temës dhe organizoni skeçe dhe lojëra në lidhje me të.