INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parukieret me kurriz të skuqur. Shikoni domethënien e fotove që po bëjnë namin në internet[FOTO]

Parukieret me kurriz të skuqur. Shikoni domethënien e fotove që po bëjnë namin në internet[FOTO]

Publikuar më: 10:19 20-10-2017

Fotot e një gruaje me kurriz të skuqur janë shpërndarë në mënyrë virale në facebook duke ngritur shumë pyetje pse të ketë ndodhur diçka e tillë.


Këto foto janë postuar nga Hitesh Patel, një mjek popullor i specializuar ne një lloj masazhi të quajtur Gua Sha.


Klientët e tij janë të profesioneve të ndryshme si dentistë, parukierë, mekanikë dhe farmacistë. Këto janë disa lloje profesionesh që kërkojnë një sforcim të madh të muskujve truporë pasi qëndrohet në pjesën më të madhe të kohës në këmbë dhe janë profesione që kërkojnë lëvizje të përsëritura të krahëve.


Ja çfarë shkruan në një postim mjeku popullor Hitesh: “Të mirat e të qenit parukiere. Ngaqë rri me orë të tëra në këmbë duke mbajtur furçën në njërën dorë dhë tharësen në dorën tjetër, trupi jot mësohet me qëndrimin e ri. Edhe kur përpiqesh të ulesh në pozicion normal, nuk funksionon. Për ti sjellë muskujt në gjendjen e tyre natyrale nevojitet Gua Sha, për të hequr indet e dëmtuara dhe për të sjellë në vend shtyllën kurrizore. Herën tjetër që të shihni parukieren tuaj mos mendoni se e ka të lehtë. Shikoni këto foto dhe do ta kuptoni sa shumë sakrifikon që ju të keni flokë të bukura.

 

Gua Sha është një teknikë e përdorur prej kohësh për të rigjeneruar trupat e lodhur nga puna e tepërt. Një metal i sheshtë, si një lugë ose një monedhë, rrëshkitet mbi zonat problematike të vajisura më parë, duke larguar kështu gjithë indet e dëmtuara.

Enjtjet dhe nxirrjet në foto shkaktohen si pasojë e kësaj terapie.

parukiere_1.jpg

sbdipbgaipeg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336