INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 100 mijë eurove, Tirana vendos të kontribuojnë dhe 50 mijë euro të tjera për Greqinë

Pas 100 mijë eurove, Tirana vendos të kontribuojnë dhe 50 mijë euro të tjera për Greqinë

Publikuar më: 11:43 26-07-2018

Pas 100 mijë eurove që qeveria vendosi të kontribuonte për shtetin Grek, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, vendosë të dhuroj dhe 50 mijë euro.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka propozuar Këshillit Bashkiak që të miratojë dhënien e një ndihme financiare prej 50 mijë eurosh për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarri masiv që përfshiu periferinë e Athinës.

Në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak, Veliaj teksa bëri propozimin theksoi se kjo është një ndihmë modeste, por që tregon se Tirana i gjendet sot Athinës në krah për të përballuar këtë fatkeqësi natyrore.

"Jo vetëm që jemi traumatizuar nga ajo që kemi parë por unë besoj se asnjë nga qytetarët e Tiranës nuk mund të jetë aq primitiv sa të gëzohet kur shikon që një fqinj kalon situata të vështira.

Askush. Kur themi fqinj, duhet të kemi parasysh qës secili prej nesh ka kushërinjtë e vet atje. Jemi dy herë të obliguar jo vetëm si fqinj por si njerëz që kemi një copë tonën në Greqi.

Edhe nga ata që janë prekur ka pasur qytetarë shqiptarë. Kjo na nderon dhe nga fqinjësia e mirë nuk ka parë njeri keq. Fqinjët nuk duken kur gjërat janë mirë dhe i hedhin batuta njëri-tjetrit për të kapur një titull në portale. Fqinjët duken në situata të vështira.

Kam komunikuar me kryetarin e bashkisë së Athinë për ti shprehur solidaritetin dhe propozoj ti akordojmë një shumë prej 50 mijë eurosh", shprehet Veliaj

Article Logic
Execution time: 0.005012035369873