Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora është forografuar nga paparacët nën shoqërinë e yllit të muzikës pop Chris Brown në një zonë të Londrës.
Së bashku me dyshen e famshme ishte dhe ish-e dashura e Brown, Ammika Harris dhe djali i tyre, Aeko.
Rita Ora kur kuptoi praninë e fotografëve fshehu fytyrën e saj ndërsa më pas hipi në pjesën e pasme të makinës.
Shqiptarja e njohur e përshtatur në temperaturat e ulët ishte veshur me një xhup të zi ndërsa mbante dhe një çantë “Chanel”.
31-vjeçari Brown po ashtu sportiv ishte veshur me një xhup xhinse dhe atlete.
Kjo është hera e parë që Chris Brown viziton Britaninë e Madhe pas skandalit të 2009 ku atij ju ndalua hyrja në vend pasi u shpall fajtor për sulmin ndaj të dashurës së tij Rihanna.
Dënimi i këngëtarit përfundoi në vitin 2015 dhe tashmë ai mund të udhëtojë në vend.
Nuk e dimë nëse takimi i tyre përkon me ndonjë projekt muzikor, apo ka qenë thjesht një takim miqësor.
Kujtojmë se dyshja ka bashkëpunuar 5 vite më parë për këngën “Body on me”, projekt shumë i suksesshëm.