Së fundmi, mediat italiane kanë bërë të ditur se ish kryeministri Silvio Berlusconi, është ndarë nga partnerja e tij, Francesca Pascale. Dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies 12 vjeçare, ndërsa mësohet se Pascale i ka uruar të gjitha të mirat Berlusconit gjatë deklaratës së saj të fundit. Por ish kryeministri italian është lidhur me Marta Fascinan, pjesë e partisë së tij.
Por kush është vajza e re që i ka rrëmbyer zemrën?
Mediat shkruajnë se është një 30-vjeçare Marta Fascina, pjesë e partisë së tij. Ajo është e diplomuar në Filozofi dhe ka punuar në zyrën e shtypit të Milanit dhe më pas në fondacionin Milan.
Kujtojmë se, Berlusconi mbizotëroi në politikën italiane për më shumë se dy dekada me gjithë skandalet seksuale, gafat dhe telashet ligjore. Ai u dënua në 2013-n me shtatë vjet burg pasi pagoi një 17-vjeçare të njohur si “Ruby the Heart-Stealer”.