Plot 13 vite më parë, dy këngëtaret Çiljeta Xhilaga dhe Ingrit Gjoni publikuan bashkëpunimin e tyre “Puçi Puçi”, i cili asokohe u pëlqye shumë nga publiku kthye në hit.
13 vite më pas, u desh ditëlindja e Çilit për të rikthyer edhe njëherë kohët e shkuara, që dy këngëtaret të “performonin” sërish këngën e tyre.
Gjatë festës së ditëlindjes, në sfond u dëgjua hiti i tyre i vjetër dhe dy vajzat s’mbajtën dot entuziasmin.
Çiljeta iu afrua Ingritit duke e ngacmuar me shaka, ndërkohë që filmoheshin nga të ftuarit në festë.
Vetë Ingriti e ndau videon në llogarinë e saj në Instagram, krahas së cilës shkroi:
“13 vjet puci puci ?”