Princi britanik, Charles dhe gruaja e tij Camilla kanë arritur mbrëmë në Kosovë, në kuadër të turneut të tyre gjashtë ditor në shtetet e Ballkanit.
Në orët e mbrëmjes së djeshme, trashëgimtari i kurorës mbretërore, Prince Charles i është bërë pritje solemne në njërin prej hoteleve hoteleve të Prishtinës.
Të pranishëm në këtë takim të mirëseardhjes ishte kryeministri i Republikës Isa Mustafa, presidentja Atifete Jahjaga si dhe ai në ardhje, Hashim Thaçi. Aty nuk munguan edhe përfaqësues të subjekteve opozitare dhe ambasadorë të huaj në Prishtinë si dhe shoqëria civile.
Pasi përshëndeti Presidenten, Kryeministri dhe Presidentin e ardhshëm, ai më pas ka takuar edhe opozitarët, liderin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, por edhe Sllavko Simiqin e Listës Srpska dhe deputeten boshnjake, Duda Balje. Kjo përshëndetje e Princit Charles më opozitën ka zgjatur disa minuta se me përfaqësuesit e pozitës.
Ndryshe, vizita dy-ditore në Kosovë vjen pas ndalesës së në Serbi e Kroaci. Ndërkohë çifti mbretëror do ta vizitojë gjithashtu edhe Malin e Zi.