INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 18 vitesh, Florjan Binaj largohet nga PORTOKALLI, zbulohet arsyeja e vërtetë!

Pas 18 vitesh, Florjan Binaj largohet nga PORTOKALLI, zbulohet arsyeja e vërtetë!

Publikuar më: 14:36 30-03-2022

Aktori Florjan Binaj ka bërë me dije se pas 18 vitesh karrierë ka vendosur të largohet nga Portokalli dhe televizioni Top Channel. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale Binaj, shkruan se largimi i tij nuk ka të bëjë me politikën por me një mision i cili do i shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë.

“Të dashur miq, kolegë, fansa të Portokallisë në të gjithë botën.

Pas 18 vitesh, vendosa të jap dorëheqjen dhe të largohem nga Portokallia, rrjedhimisht edhe nga TopChannel.

Largohem kur bëj fiks 18 vite jetë me Portokallinë dhe 18 vite pa Portokallinë.Ka qënë një rrugëtim i jashtëzakonshëm i cili më ka rritur profesionalisht dhe personalisht!Kam njohur kolegë shumë të talentuar gjatë gjithë këtij rrugëtimi, kam përjetuar emocione shumë të forta, kam dhënë mish e shpirt.

Fatmirsisht në profesionin e komedisë, nuk bën dot hile, o bën për të qeshur ose nuk bën, nuk qesh njeri me zorr në skenë!

U jam mirënjohës të gjithë kolegëve që më kanë ndihmuar në ngritjen time profesionale, mbi të gjitha, i jam mirënjëhës në këtë jetë edhe në tjetrën, Krijuesit të Top Media Dritan Hoxha.Fal asaj që Tani krijoi, unë dhe shumë të rinj patëm mundësinë të shfaqnim talentin. Jam krenar që kam qënë pjesë e një kohe e cila vështirë se do vijë sërisht…Por asgjë nuk zgjat përjetë…

Ikja ime nga Portokallia nuk ka lidhje as me protestat, as me qeverinë dhe as me krijim partish! Ikja nga Portokallia ka të bëjë me një misjon, i cili do i shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë, çështja e të drejtave të aurorit që fatkeqsisht në Shqipëri, quhen si mall pa zot dhe zotër vetëshpallen ata që nuk janë…koha do e tregojë kush ka psur të drejtë e kush jo, sepse koha nuk di të gënjejë.

U jam falenderues dhe mirënjohës të gjithë atyre miqve që më kanë ndihmuar dhe kanë besuar tek unë, kolegëve të Topit me të cilët u rritëm dhe ndajmë të njëjtat vlera, fansave që më kanë ndjekur çdo të dielë që nga fillimi i Marsit 2004 e deri në fillim të Marsit 2022.Faleminderit publikut që më dhënë dashuri dhe duartrokitur.

Personazhet e mi dhe unë do i mungojmë Portokallisë, por jo publikut, për të cilin, e ardhmja do na bashkojë me projekte të reja artistike!I uroj shumë suksese kolegëve të mi në Portokalli!

Faleminderit!Ju dua shumë!!“, shkruan Florjan Binaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883