Artistet e njohura janë shumë të dashura dhe të suksesshme në muzikë anë e mbanë botës, dhe e kemi fjalën për Taylor Swift dhe Katy Perry.
Këngëtaret në 2014-ën u përfshin në një sherr publik pasi Taylor e akuzoi atëhere Perry–n se i kishte marrë asaj dy kërcimtare.
Me sa duket, armiqësia e tyre prej 5 viteve ka mbaruar dhe kjo gjë është kuptuar në videoklipin më të fundit të Swift “You need to calm down” në sekuencat e të cilit shfaqet surprizë edhe Katy Perry, duke konfirmuar se vajzat janë bërë sërish mikesha.
Taylor dhe katy shfaqen të veshura me kostume si hamburger dhe patate të skuqura e në fund përqafojnë njëra-tjetrën.