INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pas 20 vitesh karrierë Kobe Bryant i thotë lamtumirë basketbollit

Publikuar më: 11:18 14-04-2016

Kobe Bryant i dha lamtumirën basketbollit i cili ka kaluar 20 vite me të njëjtën skuadër. 1346 ndeshje, 48637 minuta, 33643 pikë, 5 unaza kampioni, 2 tituj si lojtari më i mirë i Finaleve...dhe lojtari i Los Angeles Lakers e bëri këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar 60 pikë ndaj Utah Jazz.

Largohet në këtë mënyrë një basketbollist duke shënuar 60 pikë ndaj Utah Jazz.

Shifra marramendëse që i rezervojnë një vend në Olimpin e Zotave. Aty ku janë Chamberlain, Russell, Bird, Magic dhe mbi të gjitha Jordan, të cilin Kobe Bryant u mundua ta arrinte me këmbëngulje të madhe. Kobe ishte i vetmi i një brezi të humbur që guxoi të rikthente kujtimet e lojtarit më të madh që ka parë basketbolli ndonjëherë.

Në “Staples Center” të Los Angeles ishin të pranishëm për ndeshjen e fundit të tij Magic Johnson, Shaquille O'Neal, Snopp Dog, Jack Nicholson, Jay-Z.

Të gjithë donin të shikonin 42 minutat e fundit të Bryant. Kobe i bëri të gjitha. Donte t’i bënte të gjitha. Shokët e tij donin që ai t’i bënte të gjitha. E kishte detyrë ndaj të pranishmëve, ndaj NBA dhe ndaj vetes.

Tentoi 50 gjuajtje nga fusha dhe realizoi 22, për 60 pikë në total. Lakers fituan 101-96 dhe “Staples Center” u ngrit në këmbë për të përshëndetur legjendën. Për herë të fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0047187805175781