Pas 22 vitesh në krye të Arsenalit, Arsene Wenger ka lajmëruar se në fund të këtij sezoni do japë dorëheqjen.
68 vjeçari francez e ka bërë publik vendimin e tij ditën e sotme, ku ndër të tjera ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur.
Wenger ka marr 10 trofe përgjatë rrugëtimit të tij me londinezen dhe do mbahet mend si trajneri më jetëgjatë i klubit.