Për herë të parë, pas 3 vitesh emision, e ëma e Ermal Mamaqit ka shkuar në studio të emisonit që drejton i biri. Por nëse mendoni se arsyeja ishte Ermali, gaboheni.
Ajo kishte zgjedhur pikërisht këtë ditë, pasi festonte ditëlindjen dhe rastisi që në të njëjtën ditë Ermali ka ftuar në emision Arilena Arën për të cilën mamaja e tij ka një simpati shumë të madhe.
“Që ta dish ti, sot, meqë do vije në skenë, ka ardhur një fanse shumë e veçantë e jotja, sidomos e këngës ‘Nëntori’. Ka ardhur sot për herë të parë në studion time dhe ditën që transmetohet ky emision ka ditëlindjen. Për herë të parë, ka ardhur mamaja ime,” shprehet Ermali ndërkohë kamera fokusohet tek zonja Luli, e cila habitet pasi nuk e priste një surprizë të tillë.
Më pas, Arilena dhe Ermali i këndojnë këngën e ditëlindjes dhe e ftojnë atë në skenë.
“Faleminderit që ekziston mami,” tha Ermali që sigurisht s’mund të mos i dhuronte një tufë me lule dhe një zarf (me shumë euro) “për qokë”.