INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 3 vitesh, Rihanna ndahet nga i dashuri miliarder!

Pas 3 vitesh, Rihanna ndahet nga i dashuri miliarder!

Publikuar më: 17:08 18-01-2020

Rihanna është sërish single dhe kjo është konfirmuar nga burime të sigurta të cilat deklaruan se këngëtarja i ka dhënë fund romancës së saj me miliarderin arab Hassan Jameel.

Pas gati tre vitesh së bashku burime për E-News bëjnë me dije se këngëtarja dhe miliarderi arab tashmë nuk janë më bashkë.

Ata të dy e kanë mbajtur gjithmonë private lidhjen e tyre, madje askush nuk dinte diçka rreth romancës deri në momentin që janë fotografuar së bashku gjatë një prej udhëtimeve të tyre.

Rihanna për herë të parë pasi u bë publike lidhja e saj tha se ishte e dashuruar, ndërsa pyetjes së gazetares për planet për martesë, këngëtarja dha një përgjigje të tillë: “Vetëm Zoti e di këtë gjë, ne bëjmë plane Zoti qesh apo jo”, ka thënë ajo në intervistën e një viti më parë.

Këngëtarja filloi të dilte me miliarderin arab në qershor të 2017, ndërsa më pas filluan të qarkullonin në media fotot e tyre së bashku gjatë drekave, darkave apo udhëtimeve të përbashkëta në vend të ndryshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032849311828613