INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 40 vitesh në arrati, arrestohet një nga kriminelët më të rrezikshëm italianë[FOTO]

Pas 40 vitesh në arrati, arrestohet një nga kriminelët më të rrezikshëm italianë[FOTO]

Publikuar më: 16:20 13-01-2019

Krimineli italian, Cesare Battisti është arrestuar pas 40 vitesh në arrati në Bolivi. Ai 40 vite më parë u arratis nga burgu dhe ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

“Skuadra speciale e Interpolit e ka arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme teksa shëtiste në një rrugë të Santa Cruz de La Serra," shkruan Repubblica.it. 

Ai ishte maskuar me mjekër false e syze dielli e në momentin e ndalimit nuk kishte bërë asnjë rezistencë fizike.
Battisti është anëtar i grupit terrorist të së majtës ekstreme Proletarët e Armatosur për Komunizmit. Ai është dënuar nga drejtësia italiane me dy burgime të përjetëshme me akuzën e 4 vrasjeve, njëri prej viktimave ishte agjent i Policisë së forcave speciale të Milanos.
Terroristi u arrestua në fillim në vitin 1979 e më 1981 u arratis nga burgu i Frozinones falë dy shokëve të tij, të cilët të kamufluar me veshje policore mundën ta nxjerrin nga burgu. Cesare Battisti u arratis fillimisht në Francë, më pas u largua në Meksikë dhe në vitin 2009 u vendos në Brazil ku i pranuan kërkesën për azil politik. Italia e kërkoi ekstradimin e tij shumë herë gjatë lëtyre viteve, por nuk është pranuar nga ish-Presidenti brazilian Lula.
Më tetor të 2018 gjatë fushatës elektorale, atëherë kandidat për President, Jair Bolsonaro, deklaroi se nëse zgjidhet, do të lejojë ekstradimin e Cesare Battistit në Itali. Menjëherë pas fitores së Bolsonaros, terroristi italian braktis pa lënë gjurmë banesën në Cananeia së bashku me familjen e fëmijët.

fot_c.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028190612792969