INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 5 muajsh, Merkel vendos të takojë Donald Trump për të folur për..

Pas 5 muajsh, Merkel vendos të takojë Donald Trump për të folur për..

Publikuar më: 08:27 06-04-2018

Pasi i kishin ndërprerë kontaktet prej më shumë se 5 muajsh, kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të ketë një takim të rëndësishëm me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Më datë 27 prill, Merkel do të udhëtojë drejt Uashingtonit dhe do të pritet në një takim nga Trump. Diskutimet mes tyre do të përqendrohen kryesisht në marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe marrëdhëniet tregtare dhe ato ndër-atlantike.

E përditshmja gjermane “Bild”, thekson se udhëtimi i Merkelit në Shtetet e Bashkuara vjen gjithashtu pak ditë para afati i vendosur nga presidenti Trump për ndryshimin e marrëveshjes me Iranin, për të frenuar programin e tij bërthamor (12 maj).

Gjithashtu, në vizitë nuk mund të mbeten pas dore as diskutimet për çështjen e Rusisë, marrëdhëniet e të cilës me Perëndimin, janë më të tendosura se kurrë, ndonëse vetë zyra e kancelares Merkel, nuk ka preferuar të bëjë të ditura detaje nga takimi i programuar.

Përpara bisedës telefonike, më 1 mars, ku u diskutua për Sirinë dhe Rusinë, dy liderët kishin “ngrirë” kontaktet mes tyre për më shumë se 5 muaj. Siç duket, zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare i kanë detyruar të rishikojnë strategjitë e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672