INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 80 vitesh, më në fund mund të provoni një lloj tjetër çokollate [VIDEO]

Pas 80 vitesh, më në fund mund të provoni një lloj tjetër çokollate [VIDEO]

Publikuar më: 13:11 21-09-2017

Gjërat e mira duan kohë, dhe për të gjithë ata që presin ka gjithmonë një çmim. Pas 80 vitesh, më në fund do të ketë një lloj tjetër çokollate të quajtur “Ruby” (rubin).

Krijuar nga kompania zviceriane Barry CallebautAG, një nga procesorët e kakaos më të famshëm në botë, çokollata ruby ka një ngjyrë rozë dhe një shije të përshkruar si “të athët, por e ëmbël”.

Krijuesit e kësaj çokollata e cila është pa aromatizues, ngjyryes dhe kimikate të tjera kanë punuar rreth 10 vjet për të nxjerrë një shije të tillë.

Si u shpik kjo çokollatë? Totalisht në mënyrë shkencore. Ekipi i kërkimit të Barry Callebaut studio kokrrat e kakaos për një dekadë dhe asnjë frut nuk u përdor në këtë process.

“Kokrrat që janë përdor për këtë çokollatë e kanë origjinën nga Ekuadori dhe Brazili. Ngjyra e pazakontë vjen nga pudra e përdorur gjatë procesit”, thotë një prej krijusve të saj, Antoine De Saint Affrique.

Ka vetëm katër lloj çokollatash në botë të njohura si, çokollatë qumështi, çokollatë e zezë, e bardhë dhe më në fund rubin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037298202514648